Problemet me lëndimet vazhdojnë për Barcelonën. Rodri Hernández pritet të jetë jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas.
Rodrigo Hernëndez has undergone medical tests following the muscle discomfort he experienced during yesterdayës match against Aston Villa. The tests have confirmed a minor injury to his right hamstring. He will miss next Sundayës match against Atlëtico Madrid. His exact recovery time will depend on how the injury develops.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 4, 2026
Mesfushori spanjoll ndjeu dhimbje në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe u zëvendësua në pushim të ndeshjes. Kontrollimet mjekësore zbuluan dëmtimin, ndërsa sipas “Sport”, koha e rikuperimit parashihet të jetë afërsisht katër javë.
Kështu, Flick do të duhet të gjejë zgjidhje për ta mbuluar mungesën e një prej lojtarëve të rëndësishëm në mesfushë. Marc Bernal shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar, ndërsa në dispozicion janë edhe Frenkie de Jong dhe Gavi.
Për Barcelonën, ky është një telash i madh në një periudhë me ndeshje të rëndësishme, përfshirë duelin ndaj Atletico Madridit në kampionat. /Zëri

