Yaya Touré ka regjistruar një rekord negativ në Ligën e Kampionëve, duke humbur katër ndeshje radhazi me të paktën tre gola diferencë
Trajneri i Slovan Bratislavës, ka hyrë në histori për një rekord aspak të dëshiruar në garën më prestigjioze evropane të futbollit.
Ish-mesfushori i njohur është bërë trajneri i parë që humbet secilën nga katër ndeshjet e para në këtë kompeticion me të paktën tre gola diferencë.
Humbjet e Slovan Bratislavës nën drejtimin e tij janë: 6-1 ndaj PSG-së, 3-0 ndaj Stuttgartit, 4-0 ndaj Romës dhe 4-0 ndaj LASK-ut.
Një fillim tejet i vështirë për Yaya Touré në aventurën e tij si trajner në kompeticionin më të madh evropian për klube.
Burimi: klankosova.tv ↗

