KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Samsung Galaxy S27 Pro dhe S27 Ultra pritet të kenë version të përmirësuar të Privacy Display

Samsung Galaxy S27 Pro dhe S27 Ultra pritet të kenë version të përmirësuar të Privacy Display

Samsung prezantoi në fillim të këtij viti funksionin Privacy Display në modelin Galaxy S26 Ultra, ndërsa sipas disa raportimeve, kjo teknologji do të jetë e pranishme edhe në modelet e ardhshme Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra.

Një raport i ri nga SamMobile i mbështet këto pretendime, duke bërë të ditur se dy telefonat e rinj të serisë S27 do të pajisen me një version të përmirësuar të funksionit Privacy Display, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, burimi pretendon se Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra do të kenë edhe ekrane me ndriçim më të fuqishëm, duke mundësuar lexim më të lehtë të përmbajtjes edhe nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit.

Fillimisht ishte raportuar se Samsung planifikonte ta përfshinte funksionin Privacy Display edhe në modelet Galaxy S27 dhe Galaxy S27+. Megjithatë, disa raportime të mëvonshme sugjerojnë se këto dy pajisje nuk do ta kenë këtë teknologji.

Privacy Display, e prezantuar me Galaxy S26 Ultra, është krijuar për të kufizuar dukshmërinë e përmbajtjes së ekranit nga këndet anësore, duke ndihmuar në ruajtjen e privatësisë kur telefoni përdoret në vende publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.