KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Burri i Brigitte Bardot zbulon se aktorja u diagnostikua me kancer një muaj para vdekjes së saj

Burri i Brigitte Bardot zbulon se aktorja u diagnostikua me kancer një muaj para vdekjes së saj

Aktorja franceze, Brigitte Bardot, u varros sot në Saint-Tropez dhe bashkëshorti i saj Bernard d’Ormale zbuloi se ajo u diagnostikua me kancer muajin e kaluar.

Bardot vdiq në moshën 91 vjeçare, pasi iu nënshtrua dy operacioneve, tha bashkëshorti i saj për revistën franceze Paris Match.

“Nuk e lashë kurrë. Isha me të, e mbështetur nga infermieret që vinin çdo ditë. Në mëngjes i shërbeva mëngjesin, të cilin e adhuronte. Rashë në gjumë pranë saj dhe pastaj e dëgjova të thoshte nofkën që përdornim për njëri-tjetrin. Pastaj gjithçka mbaroi”, tha d’Ormale.

Foto: EPA-EFE

Ai thekson se më pas një ndjenjë paqeje dhe qetësie i përshkoi fytyrën.

“Ajo është bërë përsëri tepër e bukur, njësoj si në rininë e saj. Nuk do ta besonit se është 91 vjeçe”, tha ai.

Ju kujtojmë se ceremonia e varrimit të Brigitte Bardot filloi sot me këngën “Ave Maria” nga Maria Callas në kishën Notre-Dame-de-l’Assomption në prani të bashkëshortit të saj, djalit Nicolas-Jacques Charrieri, nipërve dhe mbesave dhe anëtarëve të tjerë të familjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.