Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi Sport Quattro.
Automjeti i ri, i quajtur Audacious Automotive IV, bazohet në Audi RS4 të gjeneratës B7 dhe ndërthur pamjen klasike me performancën e teknologjinë moderne.
Nën kapakun e tij gjendet motori atmosferik V8 me vëllim 4.2 litra, i cili pas modifikimeve arrin deri në 600 kuaj/fuqi.
Në versionin më të fuqishëm, të quajtur Stage 2, fuqia shkon deri në 750 kuaj/fuqi.
Motori mund të arrijë deri në 10 mijë rrotullime në minutë, ndërsa automjeti është rreth 250 kilogramë më i lehtë se Audi RS4 origjinal, duke peshuar afërsisht 1.400 kilogramë.
Prodhimi i Audacious Automotive IV pritet të nisë në vitin 2027 dhe do të jetë i kufizuar në vetëm 30 ekzemplarë.
Çmimi i modifikimit do të jetë rreth 400 mijë euro, pa përfshirë koston e blerjes së Audi RS4 që shërben si bazë për këtë projekt. /Telegrafi/

