KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një aligator futet në një furrë buke në SHBA

Një aligator futet në një furrë buke në SHBA

Një vizitor i pazakontë ka befasuar pronarin e një furre buke në qytetin Southport, në Karolinën e Veriut, pasi një aligator rreth 90 centimetra i gjatë është futur brenda lokalit përmes derës së pasme.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kafshën duke hyrë në kuzhinë dhe më pas duke vazhduar drejt pjesës së përparme të dyqanit.

Pronari, Jesse Driscoll, është përballur papritur me aligatorin pranë banakut dhe, pas një momenti paniku, ka telefonuar shërbimet emergjente. Ai tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të përballej me një aligator brenda dyqanit të tij.

Në momentin e ngjarjes, lokali “Bagel Dock Express” nuk ishte i hapur për klientët. Aligatori u largua nga policia e Southportit dhe shërbimet për mbrojtjen e kafshëve, pa shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, dyqani publikoi një mesazh me humor, duke thënë se lajmi për bukët e freskëta kishte mbërritur edhe deri në kënetë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.