Jose Mourinho beson se Real Madridi ka nevojë për kohë për të arritur nivelin maksimal nën drejtimin e tij. Trajneri portugez ka deklaruar se i duhen tri sezone për ta çuar skuadrën në përsosmëri.
“Tri vite, tri sezone”, u përgjigj Mourinho kur u pyet se sa kohë i nevojitet për ta ndërtuar një ekip në nivelin më të lartë.
Ai refuzoi të bëjë krahasime mes skuadrës aktuale dhe asaj që drejtoi gjatë periudhës 2010-2013, duke theksuar se të dyja kishin potencial të madh.
“Ky ekip ka potencial të jashtëzakonshëm, por ende nuk ka fituar asgjë. Jemi vetëm në fillim. Jam shumë i lumtur me skuadrën dhe lojtarët që kam në dispozicion”, deklaroi Mourinho.
Portugezi foli edhe për mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, por theksoi se fillimisht skuadra duhet të sigurojë pikët e nevojshme për kualifikim. /Zëri

