KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, shtyhet për muajin dhjetor

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, shtyhet për muajin dhjetor

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i paraparë të mbahej nga 11 deri më 15 nëntor, është shtyrë për muajin dhjetor të këtij viti.

Grupi organizator i Panairit, ka njoftuar se vendimi është marrë pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. Situata e tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë ka ndikuar në vendimin për shtyrjen e këtij aktiviteti, pasi organizatorët vlerësojnë se mbajtja e tij në datat e parapara nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve.

Theks i veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit. Organizatorët kanë bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet brenda muajit dhjetor, ndërsa datat e sakta pritet të publikohen së shpejti. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.