Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë trajtuar një rast të paraqitur më 30 tetor si vjedhje të rëndë në një poligon armësh në Gjakovë.
Gjatë hetimeve kanë zbuluar se pronari i depos ka inskenuar vjedhjet dhe se armët në këtë poligon janë shitur për palët e treta nga vet pronari i poligonit.
“Më qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Deklarimi i rremë’, sot më 03.11.2026 njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve Rënda, në koordinim me PTH- Gjakovë kanë zhvilluar kontroll në 3 lokacione në rajonin e Gjakovës. Është arrestuar i dyshuari V.C., mashkull kosovar, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedurën penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit nga PTH-Gjakovë i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

