KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale

Një muaj paraburgim shtetasit turk, dyshohet për dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj të dyshuarit, I.A.

Ai ngarkohet për dy vepra penale: për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Caktimi i kësaj mase është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me ç’ rast gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Advertisement

“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë.

Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsërisë veprat e njëjta penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.