Shkëndija e Tetovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Strugës, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit në NMFL.
Skuadra tetovare po punon për t'u rikthyer sa më e gatshme në fushë, me synimin për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje si mysafire.
"Rikuperim dhe gati për rikthim. Rikthehemi në fushë", shkroi klubi tetovar në rrjetet sociale.
Ndeshja Struga T&L – Shkëndija do të zhvillohet të shtunën, më 7 nëntor, me fillim nga ora 12:00, në stadiumin “Plazhi i Qytetit” në Strugë.
Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe të dëshmojnë ambiciet e tyre edhe në këtë transfertë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

