Në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, sonte do të diskutohet për rastet e tmerrshme të dhunës në familje dhe çka bën shteti në trajtimin e tyre.
Çka ndodh pasi një grua kërkon ndihmë? Kush e dëgjon, kush e mbron dhe kush mban përgjegjësi kur ajo thotë se është në rrezik?
Sonte në Rubikon, për herë të parë në media, sjellim një rast me pretendime për dhunë në familje, dy fëmijë të mitur dhe një përballje ligjore mes Kosovës dhe një shteti perëndimor.
Çka tregojnë dokumentet? Si janë trajtuar deklarimet e nënës dhe të fëmijëve? Dhe çfarë kanë bërë institucionet për të vlerësuar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë e tyre?
Në panel: Nazim Mehmeti, Ardiana Thaçi, Anita Shabani dhe Vehbi Kajtazi.
Klan Kosova, 20:45.

