KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesëtarë të “Grupit të Intelektualëve”, përmes analizave të reja të ADN-së.

Në një postim, Haxhiu ka thënë se për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kanë kërkuar të mësojnë për fatin dhe vendndodhjen e trupave të më të dashurve të tyre.

Ajo ka deklaruar se forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademi, Fazliu dhe Haliti, duke thënë se bashkëndjen edhe me familjet e tjera të këtij grupi dhe me të gjitha familjet në Kosovë që ende presin të mësojnë për fatin e të zhdukurve.

Ajo ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të publikojë të gjitha të dhënat që posedon për personat e zhdukur, përfshirë edhe lokacionet e varrezave të tjera masive. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.