KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi t’u nga”, Ramadani kërkon largimin e Sveçlës (VIDEO)

“Jo me lëshu detyrën, po me shku n’shpi t’u nga”, Ramadani kërkon largimin e Sveçlës (VIDEO)

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përsëritur kërkesën e tij për largimin e Xhelal Sveçlës nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

Në emisionin "DPT te Fidani" në Klan Kosova, Ramadani ka kritikuar ekzekutivin e vendit dhe MPB-në për mungesën kushteve elementare në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, për shkak të kësaj situate, gjeneratat e reja të policëve rrezikojnë të mbesin pa diplomim nga mungesa e kapelave.

“Xhelal Sveçla duhet me ikë t’u shku te shpia, po me lanë detyrën edhe me ikë t’u nga edhe me thanë m’falni policeve dhe policëve çka ju kam ba, cilën gjendje ju kam pru, çfarë pamundësie të kushteve elementare të punës jeni edhe unë i kam krejt qejfet e mia…”, ka deklaruar Ramadani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.