KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, Kurti: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet i Qeverisë

Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, Kurti: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, pas identifikimeve të para nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, është informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Ai ka thënë se Komisioni, bashkë me institucionet e tjera i ka njoftuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë.

“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkë me kërkesën dhe angazhimin për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës, të cilat vazhdon t’i mohojë e t’i fshehë, teksa klasifikon e mbyllë dokumentet e arkivat, dhe glorifikon autorët e gjenocidit”, ka njoftuar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.