KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

50-vjeçari Bellingham shënon shtatë gola në debutimin me veteranët e Anglisë

50-vjeçari Bellingham shënon shtatë gola në debutimin me veteranët e Anglisë

Mark Bellingham, babai i yjeve të futbollit Jude dhe Jobe Bellingham, ka debutuar me përfaqësuesen e veteranëve mbi 50-vjeçarë të Anglisë, duke shkëlqyer me plot shtatë gola.

50-vjeçari pati një paraqitje spektakolare në ndeshjen kundër Republikës së Irlandës, të zhvilluar në Cambridgeshire, ku Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 13-1.

Bellingham shënoi gjashtë gola në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe një herë dhe kontribuoi me një asistim, duke e përmbyllur debutimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe pse Mark Bellingham u tërhoq zyrtarisht nga futbolli në vitin 2019, ai vazhdoi të ishte aktiv në turnetë e veteranëve, përpara se të merrte ftesën për të përfaqësuar Anglinë.

Një karrierë e jashtëzakonshme në futbollin amator

Mark Bellingham mbushi 50 vjeç në mars dhe konsiderohet një prej sulmuesve më të njohur të futbollit anglez në ligat e ulëta.

Sipas mediave angleze, ai ka shënuar më shumë se 700 gola gjatë karrierës së tij, duke luajtur për klube si Leamington, Stourbridge dhe Sutton Coldfield Town.

Efikasiteti i tij para portës i ka siguruar edhe nofkën “Pelé i futbollit të ligave të ulëta”.

Fundjavë e shkëlqyer për familjen Bellingham

Debutimi i Markut me shtatë gola për Anglinë erdhi në një fundjavë të veçantë edhe për dy djemtë e tij.

Jude Bellingham shënoi golin e tij të 50-të me fanellën e Real Madridit, në fitoren 3-0 ndaj Racing Santander.

Ndërkohë, Jobe Bellingham ishte pjesë e Borussia Dortmundit në derbin ndaj Bayern Munichut, që përfundoi me rezultat 2-2.

Jude dhe Jobe kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e babait të tyre në zhvillimin e karrierës, pasi Marku ishte një mbështetës i madh që nga ditët e tyre të para në Birmingham, deri në rrugëtimin drejt futbollit profesionist. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.