KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca kërkon hetim: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për importin e energjisë gjatë qeverisjes së Kurtit

Aleanca kërkon hetim: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për importin e energjisë gjatë qeverisjes së Kurtit

Aleanca ka kritikuar menaxhimin e sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti, duke pretenduar se gjatë kësaj periudhe mbi 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve janë shpenzuar për importin e energjisë elektrike.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, AAK ka vlerësuar se këto shpenzime dëshmojnë, sipas saj, dështimin në menaxhimin e sektorit të energjisë dhe mungesën e investimeve në rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore.

Sipas kësaj partie, varësia e Kosovës nga importi i energjisë elektrike është rritur, ndërsa kjo gjendje është reflektuar edhe në shtrenjtimin e energjisë, duke rënduar buxhetin e familjeve kosovare.

Aleanca ka kërkuar hetimin e çdo dyshimi për keqpërdorim të parasë publike në sektorin e energjisë, duke kërkuar gjithashtu zbardhjen e asaj që e quan “mafia energjetike”.

Partia ka bërë të ditur se për këto çështje ka kërkuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të zbardhet kjo skemë e organizuar dhe të ndalet ky degradim!”, thuhet në reagimin e Aleancës./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.