Avokati Sasho Dukovski, i cili përfaqësoi Bojan Jovanovskin (Boki 13) në rastin “Aleanca Ndërkombëtare”, njoftoi në rrjetet sociale se Gjykata e Apelit e kishte liruar nga akuzat Jovanovskin.
“Atje, drejtësia është e diskutueshme, por e arritshme! Gjykata e Apelit në Shkup sot e liroi nga akuzat Bojan Jovanovskin në rastin “Aleanca Ndërkombëtare”.
Kështu, ajo e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale prej 5 vitesh”, shkruan Dukovski./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

