KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se trupi gjykues, gjatë muajit tetor 2026, ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas njoftimit të Speciales, ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme, përmes të cilave ishin bërë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin klasifikuar si konfidenciale.

Dhomat e Specializuara kanë theksuar se këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve gjyqësore dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë gjykimit, shumica e dëshmitarëve kanë dhënë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dëshmuar pa asnjë masë mbrojtëse.

Specialja ka bërë të ditur se dëshmitë e dëshmitarëve që më parë janë klasifikuar si konfidenciale rishikohen vazhdimisht, me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike në të ardhmen, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.