Jesús Owono është i shkatërruar emocionalisht pas tragjedisë në ndeshjen Tenerife – Andorra, ku përplasja e tij me Jesús de Miguel përfundoi me vdekjen e sulmuesit 30-vjeçar.
Portieri i Andorrës është përballur me një situatë dramatike, të cilën nuk e kishte imagjinuar kurrë. Nga klubi insistojnë se ndërhyrja nuk kishte asnjë qëllim për ta lënduar kundërshtarin, ndërsa Owono dëshiron që fillimisht t’i shprehë ngushëllimet personalisht familjes së të ndjerit.
Gardiani nga Guinea Ekuatoriale ka marrë mbështetje nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit.
Ndërkohë, pas valës së sulmeve dhe fyerjeve në internet, ai ka vendosur të mbyllë profilet e tij në rrjetet sociale. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

