Pavarësisht ankesave të vazhdueshme për gjykimin, Real Madridi është klubi që ka përfituar më së shumti penallti në gjithë historinë e La Ligës.
Të dhënat e publikuara nga “Mundo Deportivo” tregojnë se skuadra mbretërore ka marrë plot 601 penallti, dukshëm më shumë se Barcelona, e cila ka 520, dhe Atletico Madridi me 498.
Rasti i fundit që riktheu këtë temë ishte penalltia e fituar nga Kylian Mbappe në përballjen me Racing Santanderin.
Vendimi u kontestua gjerësisht, ndërsa kjo penallti ndihmoi Real Madridin të kalonte në epërsi në rrugën drejt fitores 3-0.
Dominimi i madrilenëve shfaqet edhe në statistikat e shekullit XXI. Real Madridi kryeson me 235 penallti, Barcelona ka 204, kurse Athletic Bilbao është në pozitën e tretë me 171.
Kështu, shifrat historike tregojnë se Real Madridi është skuadra me më së shumti penallti të akorduara në kampionatin spanjoll, ndonëse klubi shpesh ka shprehur pakënaqësi për vendimet e arbitrave. /Zëri

