KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Studentët protestojnë sërish në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Studentët protestojnë sërish në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa ditë më parë, studentët u ndalën në auditorët e disa universiteteve, ku hynë në klasa dhe u kërkuan edhe studentëve që po zhvillonin mësim të bojkotonin procesin mësimor dhe t’u bashkoheshin protestave.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte e qetë dhe nuk u raportuan incidente.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur se janë vendosur 16 gjoba pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet. Sipas policisë, masat janë marrë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.