KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia do t’i kthejë patentë-shoferët e konfiskuar, por ndalesat e vozitjes mbeten në fuqi

Policia do t’i kthejë patentë-shoferët e konfiskuar, por ndalesat e vozitjes mbeten në fuqi

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë kthimin e patentë-shoferëve të cilët janë marrë përkohësisht nga policia dhe për të cilët ka kaluar afati ligjor i mbajtjes prej tetë ditësh.

Ky veprim vjen pas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 3 i nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes, transmeton Zeri.info.

Policia sqaron se vendimi i Gjykatës Supreme nuk e ndryshon mundësinë e shqiptimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit dhe as nuk i shfuqizon masat e shqiptuara më herët.

Ndryshimi ka të bëjë vetëm me mbajtjen fizike të patentë-shoferëve, e cila, sipas nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe vendimit të Gjykatës Supreme, nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë.

Policia thekson se kthimi i patentë-shoferit nuk nënkupton se personi ka të drejtë të drejtojë automjetin nëse ndaj tij vazhdon të jetë në fuqi masa mbrojtëse e ndalimit të vozitjes.

Madje, drejtimi i automjetit gjatë kohëzgjatjes së kësaj mase përbën kundërvajtje, për të cilën ligji parasheh gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj, pesë pikë negative dhe konfiskim të përkohshëm të automjetit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në trafik dhe verifikimin e masave mbrojtëse, pikëve negative dhe kufizimeve të tjera ligjore./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.