KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Supermakina 3 milionë dollarëshe e BYD pëson aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë

Supermakina 3 milionë dollarëshe e BYD pëson aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë

Supermakina elektrike Yangwang U9 Xtreme e prodhuesit kinez BYD është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë.

Pamjet e publikuara më 2 nëntor në rrjetet sociale tregojnë veturën të dëmtuar rëndë, pasi dyshohet se humbi kontrollin në pistë dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

– YouTube www.youtube.com

Përplasja ishte aq e fuqishme sa që boshti i pasmë dhe pjesë të sistemit të tij u shkëputën plotësisht nga vetura.

Megjithatë, shoferi testues raportohet se arriti të dalë nga rrënojat pa pësuar lëndime serioze.

Yangwang U9 Xtreme, me katër motorë elektrikë dhe plot 2,977 kuaj fuqi, konsiderohet vetura elektrike serike më e shpejtë në botë, pasi kishte arritur shpejtësinë prej 496.22 km/h.

Aksidenti ndodhi vetëm pak ditë para se BYD të planifikonte një tjetër tentativë për të kaluar kufirin prej 500 km/h në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.