KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Këta janë abuzues me ligjin dhe Kushtetutën

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Këta janë abuzues me ligjin dhe Kushtetutën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2027, duke pretenduar se ai është miratuar pas afatit ligjor të 31 tetorit.

Hoti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, buxheti duhej të miratohej brenda këtij afati.

Ai ka rikujtuar se në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë kishte miratuar buxhetin pas afatit ligjor, Qeveria nuk e kishte përfshirë atë në buxhetin e përgjithshëm, por buxheti i saj duhej t’u nënshtrohej procedurave të veçanta të miratimit në Qeveri dhe Kuvend.

Deputeti i LDK-së e ka cilësuar të papranueshme atë që e quan shkelje të ligjit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria.

Ai ka kritikuar edhe ministrat, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk ka guxuar ta ngrejë çështjen e shkeljes së pretenduar ligjore gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra. Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Hoti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.