Luan Keka është një prej emrave të përmendur së fundi në kuadër të Policisë së Kosovës.
Emri i Luan Kekës u përmend së fundi në ndryshimet rrënjësore që siç u paralajmërua dje u morë vendim që të bëhen së fundi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë ka nisur të bëjë ndryshime në udhëheqësinë e forcave të rendit.
Kolonel Luan Keka është emëruar Drejtor Rajonal i Policisë në Gjilan, duke kaluar nga pozita e gjatë e drejtorit të Drejtorisë kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.
Keka është i diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka përfunduar studimet master në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA (Master of Arts in Strategic Security Studies), si dhe trajninge të tjera të avancuara të sigurisë, raporton lajmi.net.
Keka ka shërbyer në krye të pozitave të larta drejtuese që nga viti 2015. Nën udhëheqjen e tij, drejtoria Anti-terror ka meanxhuar hetimet lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, parandalimin e sulmeve dhe monitorimin e celulave terroriste brenda vendit.
Përpara se të bëhej pjesë e strukturave të Policisë së Kosovës, Keka ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas detajeve, Luan Keka konsiderohet si një nga zyrtarët më autoritativë, më me përvojë dhe më kredibilë brenda strukturave policore
Ndryshime të tjera u paralajmëruan edhe në Departamentin Kufitar të cilin do të udhëheq Veton Elshani, me Departamentin e Hetimeve, Fehmi Xhata, me Departamentin e Inteligjencës, Arben Paqarizi.
Kurse, me Departamentin e Burimeve Njerëzore do të udhëheq kolonel Agron Rukiqi, si dhe Deparatamentit të Shërbimeve Mbështetëse do t’i prijë kolonel Kamer Januzaj.
Gjithashtu, se një prej emrave që pritet të preket nga këto ndryshime është kolonelja, Afërdita Mikullovci.
Kjo e fundit për tetë vite udhëheq Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës në Jug.
Sipas këtyre burimeve, Mikollovci pritet të transferohet në strukturën e trafikut rrugor./Lajmi.net/


