KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Projektbuxheti për vitin 2027 dhe reagimet e opozitës e njohësve të ekonomisë

Projektbuxheti për vitin 2027 dhe reagimet e opozitës e njohësve të ekonomisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të hënën mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë euro.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës u njoftua edhe nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik, ndërsa nga 1 janari 2027 do të rriten shtesat e fëmijëve prej 25 për qind.

Në njoftim zyrtar të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se po ashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 300,000 € (treqind mijë euro) për organizimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror – Davos, me “Kosova House”.

Qeveria po ashtu ka Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 24,000 € (njëzet e katër mijë euro) për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, për organizimin e Forumit të tretë (3) Gjermano-Kosovar, të mbajtur nga 28 deri më 30 tetor 2026.

Tutje, Qeveria ka miratuar Raportin Nëntëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2026, për periudhën Janar – Shtator 2026, i përgatitur në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Ky raport paraqet performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. Pranimet për këtë periudhë gjithsej kanë arritur vlerën prej 2 miliard e 832.77 milionë euro ndërsa shpenzimet gjithsej kanë arritur vlerën prej 2 miliardë e 623.51 milionë euro.

Në mbledhjen e nëntë të Qeverisë është Miratuar Koncept-dokumentin për Gjuhën e Shenjave në Republikën e Kosovës dhe kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro, për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Buxhetin për vitin 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro

Qeveria e Kosovës ka prezantuar të hënën pasdite Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurove.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti.

Sipas Kurtit, nga shuma e përgjithshme e projektuar, 908 milionë euro do të ndahen si financim direkt për komunat e Kosovës.

Gjatë prezantimit, Kurti vlerësoi se rritja e vazhdueshme ekonomike ka ndikuar në zgjerimin e buxhetit dhe në qëndrueshmërinë e financave publike.

Ai bëri të ditur se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Kjo na vendos te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon dhe më gjerë. Kjo nënkupton edhe rritjen në vazhdimësi të buxhetit dhe qëndrueshmërinë e financave publike”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tha gjithashtu se në projektbuxhetin për vitin 2027, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) parashihet të mbledhë të hyra në vlerë sa 60 për qind e atyre që do t’i mbledhë Dogana e Kosovës.

Kurti e cilësoi projektbuxhetin si rekord edhe për komunat, duke theksuar se rritja e financimit për pushtetin lokal vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare.

Pas miratimit në Qeveri, projektligji për buxhetin e vitit 2027 duhet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe votimNga 1 janari rriten shtesat e fëmijëve

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, duke synuar që deri në janar të vitit 2030 ato të dyfishohen.

Kurti ka deklaruar se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa tri fazat e tjera do të zbatohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

Sipas shembullit të dhënë, aktualisht shtesa për një fëmijë është 30 euro në muaj. Me rritjen prej 25 për qind, nga 1 janari 2027 ajo do të bëhet 37.50 euro, apo 7.50 euro më shumë në muaj.

Sipas tij, kjo rritje është paraparë dhe buxhetuar në përputhje me zotimin për dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit qeverisës.

“Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25 për qind, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25 për qind, në janar 2029 përsëri 25 për qind dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke folur për Projektbuxhetin e vitit 2027, ai theksoi se ky projektbuxhet parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e koeficientit të pagave.

Ai njoftoi se Në një konferencë për media, Murati deklaroi se nga 1 korriku 2027, koeficienti i pagave për punonjësit që marrin paga nga buxheti i shtetit do të rritet nga 110 në 120.

“Nga data 1 korrik 2027, punonjësve që marrin paga nga sektori publik, koeficienti i pagave nga 110 u bëhet 120”, është shprehur Murati.

Kritikat për Projektbuxhetin e vitit 2027?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke thënë se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor (BPV) nuk pasqyron gjendjen reale ekonomike të qytetarëve.

Bajrami në një postim në Facebook ka shkruar se nga viti 2021 deri më sot çmimet janë rritur për rreth 34 për qind.

“Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021. Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërish rritje e mirëqenies së qytetarëve. Fundja sikur të kishte mirëqenie nuk e kishin lshu vendin rreth 250 mijë qytetarë nga vitit 2021”, shkruan ajo.

Ahmeti për rritjen e shtesave: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, po ta bën gropën

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave për fëmijë nuk mund të shihet e ndarë nga rritja e çmimeve dhe vështirësitë e qytetarëve për ta përballuar koston e jetesës.

Në një reagim, Ahmeti ka thënë se Kosova po përballet me një nivel të lartë të inflacionit, pavarësisht se përdor euron si valutë, ndërsa ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikave shtetërore në ekonominë e vendit.

“Vështirë është me u kritiku rritja e pagave, shtesat për fëmijë e pensionet. Pak ka njerëz që nuk i gëzohen këtyre lajmeve. Por në të njëjtën kohë çmimet po rriten dhe përballimi me koston e jetës çdo ditë po bëhet më i vështirë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.