Ka nisur Prime i dytë i Big Brother VIP Kosova 5, ku ndër momentet e para të spektaklit u transmetua një klip me ngjarjet më interesante të tri ditëve të para të banorëve në shtëpi.
Në videon e publikuar u përmblodhën momente të ndryshme nga qëndrimi i banorëve, që nga hyrjet e tyre e deri te ndërveprimet dhe situatat e para mes tyre.
Këtë edicion, shtëpisë i janë bashkuar mbi 20 banorë, të cilët kanë nisur të krijojnë dinamikat e para, teksa publiku pati mundësinë të shohë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur që nga nisja e këtij edicioni.
Foto: YouTube
Megjithatë, tri ditët e para nuk kanë kaluar vetëm me njohje dhe biseda mes banorëve.
Brenda shtëpisë janë shfaqur edhe tensionet e para, me diskutime, mospajtime dhe polemika që kanë nisur të krijojnë dinamikë mes tyre.
Foto: YouTube
Disa nga këto momente kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar se bashkëjetesa mes një numri kaq të madh banorësh mund të sjellë situata të papritura që në ditët e para.
Klipi u transmetua në fillim të mbrëmjes së dytë Prime, duke rikthyer momentet që kanë shënuar nisjen e këtij edicioni dhe duke i dhënë publikut një pasqyrë të asaj që ka ndodhur deri më tani në shtëpinë e BBVK 5. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

