KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Anëtari i kryesisë së Aleancës për buxhetin: Mashtrim me shifra, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

Anëtari i kryesisë së Aleancës për buxhetin: Mashtrim me shifra, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Durim Halilaj, ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mashtrim me shifra dhe dështim në menaxhimin e ekonomisë, duke thënë se rritja nominale e buxhetit nuk është reflektuar në mirëqenien e qytetarëve.

Halilaj ka krahasuar buxhetin e vitit 2019, prej 2.4 miliardë eurosh, me buxhetin aktual prej 4.27 miliardë eurosh, duke theksuar se, megjithëse në letër paraqitet një rritje prej 78 për qind, pas inflacionit kumulativ prej rreth 38 për qind, rritja reale është vetëm rreth 29 për qind.

Sipas tij, buxheti aktual ka fuqi blerëse sa 3.09 miliardë euro të vitit 2019, ndërsa rritja ekonomike e projektuar mbetet në nivelin 3.3 deri në 3.6 për qind, sipas vlerësimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Halilaj ka vënë në pah edhe realizimin e ulët të investimeve kapitale, duke thënë se nga 750.9 milionë euro të planifikuara për nivelin qendror në nëntë muajt e parë të vitit 2026, janë shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro, apo rreth 30 për qind.

“Miliardat në letër nuk janë zhvillim ekonomik. Rritja e buxhetit nuk është e njëjtë me rritjen e mirëqenies”, ka deklaruar Halilaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu qeverinë për, siç ka thënë, bllokimin e projekteve komunale dhe mungesën e mbështetjes financiare për pushtetin lokal.

Sipas Halilajt, mentaliteti përjashtues i qeverisë ka penalizuar drejtpërdrejt qytetarët nëpër komuna, duke penguar realizimin e projekteve që lidhen me furnizimin me ujë, rrugët dhe trotuaret.

Në reagimin e tij, anëtari i Kryesisë së Aleancës ka ngritur edhe çështjen e emigrimit, duke thënë se rreth 250 mijë qytetarë janë detyruar të largohen nga Kosova gjatë këtij mandati, si pasojë e mungesës së investimeve, vendeve të reja të punës dhe perspektivës ekonomike.

“Kur nuk ka investime kapitale, kur nuk ka vende të reja pune dhe kur pushteti ofron vetëm propagandë, njerëzit ikin”, ka thënë ai.

Halilaj ka përfunduar reagimin duke thënë se rritja e buxhetit nuk ka sjellë përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

“Kjo qeveri po e zbraz Kosovën!”, ka përfunduar Halilaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.