KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një pjesë të Ferizajt dhe në Varosh

Nesër ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një pjesë të Ferizajt dhe në Varosh

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se të martën, më 3 nëntor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj dhe në fshatin Varosh.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

Punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Varosh.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.