KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshime të mëdha në Policinë e Kosovës, ndërrohen shefat në pesë departamente

Ndryshime të mëdha në Policinë e Kosovës, ndërrohen shefat në pesë departamente

Ndryshime të mëdha kanë prekur hierarkinë e Policisë së Kosovës.

Klan Kosova meson se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë ka nisur të bëjë ndryshime në udhëheqësinë e forcave të rendit

Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj kanë bërë të ditur se nga shtatë departamentet sa ka Policia e Kosovës, në pesë prej tyre janë emëruar shefa të rinj.

Sipas burimeve, me Departamentin Kufitar do të udhëheq Veton Elshani, me Departamentin e Hetimeve, Fehmi Xhata, me Departamentin e Inteligjencës, Arben Paqarizi.

Ndërsa, Luan Keka është emëruar drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Kurse, me Departamentin e Burimeve Njerëzore do të udhëheq kolonel Agron Rukiqi, si dhe Deparatamentit të Shërbimeve Mbështetëse do t'i prijë kolonel Kamer Januzaj.

Gjithashtu, se një prej emrave që pritet të preket nga këto ndryshime është kolonelja, Afërdita Mikullovci.

Kjo e fundit për tetë vite udhëheq Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës në Jug.

Sipas këtyre burimeve, Mikollovci pritet të transferohet në strukturën e trafikut rrugor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.