KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”, thuhet në njoftim.

Sipas presidentes Shiroka Pula, sipas njofimit, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.