KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës prezanton policët e lagjeve në Shtime, synohet forcimi i bashkëpunimit me qytetarët

Policia e Kosovës prezanton policët e lagjeve në Shtime, synohet forcimi i bashkëpunimit me qytetarët

Komuna e Shtimes ka njoftuar se Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve, me qëllim forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.

Këtë javë, në kuadër të kësaj iniciative, janë prezantuar zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, përkatësisht të Stacionit Policor në Shtime.

Policët e lagjeve do të jenë në shërbim të qytetarëve, të gatshëm për të dëgjuar, ndihmuar dhe adresuar shqetësimet e tyre që lidhen me sigurinë.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë synon përmirësimin e komunikimit ndërmjet policisë dhe komunitetit, si dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.