Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në ndërtimin e një shtëpie private në Mitrovicë.
Punimet janë ndaluar pasi janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP).
“Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

