Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t'i ndihmojnë organet e rendit.
Policia ka bërë thirrje që çdo informacion të raportohet në numrat:
-
192
-
0800 19999 (pa pagesë)
-
039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë.
0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë.
Qytetarët gjithashtu mund të paraqiten në stacionin më të afërt policor./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

