KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pesë basketbollistët që shkëlqyen në xhiron e shtatë, Withers shpallet MVP

Pesë basketbollistët që shkëlqyen në xhiron e shtatë, Withers shpallet MVP

Connor Withers i Golden Eagle Yllit është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i xhiros së shtatë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Yllit pati paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, me indeks prej 33 pikësh. Kështu, ai u rendit në krye të pesë lojtarëve më të mirë të kësaj jave.

Në pesëshen më të mirë të xhiros së shtatë bëjnë pjesë edhe Divine Myles i Bashkimit, Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Muhamedali Janjeva i Borës dhe Drilon Hajrizi i Trepçës.

Myles realizoi 23 pikë, një kërcim dhe nëntë asistime, duke regjistruar indeks prej 26 pikësh.

Paraqitje të veçantë pati edhe Pullian, i cili ishte basketbollisti me më së shumti pikë në këtë pesëshe. Ai shënoi 27 pikë, duke shtuar gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, me indeks prej 35 pikësh.

Ndërkohë, Janjeva kontribuoi me 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, me indeks prej 19 pikësh, kurse Hajrizi i Trepçës e mbylli javën me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, për indeks prej 18 pikësh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.