KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që sulmoi mjekun në Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që sulmoi mjekun në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.J., i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 00:35, në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar në QKMF-në e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari, pasi kishte dërguar babanë e tij në gjendje të dehur për të marrë ndihmë mjekësore, dyshohet se kishte ndërhyrë dhe ushtruar presion ndaj personelit shëndetësor.

Pasi mjeku kujdestar i kishte kërkuar të largohej nga dhoma për të mos penguar trajtimin, i dyshuari dyshohet se e kishte goditur atë një herë me grusht në pjesën e majtë të fytyrës.

"Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.11.2026, rreth orës 00:35, në Ferizaj, rruga “Ramadan Rexhepi”, përkatësisht në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar – QKMF, i pandehuri ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin F.F., – mjekun kujdestar në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij zyrtare, në atë mënyrë që, pasi kishte sjellë babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dukshme të dehur, për të marrë ndihmë mjekësore, gjatë kohës kur personeli mjekësor ishte duke i ofruar trajtimin e nevojshëm, i pandehuri ka ndërhyrë duke ushtruar presion ndaj personelit mjekësor, me ç'rast për shkak të hapësirës së kufizuar dhe nevojës për zhvillimin e papenguar të trajtimit mjekësor, i është kërkuar që të largohet nga dhoma, mirëpo i pandehuri ka refuzuar dhe më pas e ka goditur një herë me grusht të dëmtuarin F.F., në pjesën e majtë të fytyrës".

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.