KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Britania e Madhe kërkon drejtësi për sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë dhe botë

Britania e Madhe kërkon drejtësi për sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë dhe botë

Në Ditën Ndërkombëtare për t'i Dhënë Fund Mosndëshkimit për Krimet ndaj Gazetarëve, Mbretëria e Bashkuar ka shprehur mbështetjen për gazetarët në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përmes një mesazhi, ambasada britanike ka theksuar se asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të punës së tij.

“Britania e Madhe qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së detyrës së tij”, thuhet në mesazh, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, është kërkuar që kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve të hetohen dhe përgjegjësit të mbahen para drejtësisë.

“Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti pa pasur frikë”, thuhet më tej në reagim.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar, dhënia fund e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve është thelbësore për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.