KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

jykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vend të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa do të zbatohet nga Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të monitorojë respektimin e saj dhe të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se i dyshuari dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.