KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

Barcelona vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në përpjekje për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, gjiganti katalunas ka rikthyer interesimin për qendërmbrojtësin italian, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.

Barcelona kishte tentuar ta siguronte transferimin e Bastonit edhe gjatë verës së kaluar, por marrëveshja nuk u realizua pasi trajneri Hansi Flick nuk dha miratimin përfundimtar.

Megjithatë, italiani vazhdon të jetë në listën e dëshirave të drejtuesve të Barcelonës, të cilët synojnë ta përforcojnë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Nga ana tjetër, Bastoni mbetet i entuziazmuar nga mundësia për t’u transferuar në Camp Nou, por dëshiron garanci të qarta sportive, veçanërisht nga trajneri Flick, për rolin që do të kishte në skuadër.

Ndërkohë, Barcelona po planifikon një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e futbollistit, pasi Interi ka marrë një përgjigje negative për ofertën e rinovimit të kontratës. Mbrojtësi nuk e ka konsideruar të mjaftueshme propozimin e klubit italian.

Interi kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e Bastonit, ndërsa Barcelona duhet fillimisht të realizojë një shitje të rëndësishme për të krijuar hapësirën e nevojshme financiare për transferimin e tij.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.