KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Përtej Tetorit Rozë, Kurti kërkon kulturë të vazhdueshme të kujdesit shëndetësor

Përtej Tetorit Rozë, Kurti kërkon kulturë të vazhdueshme të kujdesit shëndetësor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e një kulture të vazhdueshme të kujdesit për shëndetin publik, me theks të veçantë në rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore për gratë.

Në tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, Kurti ka theksuar se përtej aktiviteteve vetëdijesuese gjatë muajit tetor, është e rëndësishme që kujdesi për shëndetin të mos kufizohet vetëm në një periudhë të caktuar, por të jetë pjesë e vazhdueshme e përgjegjësisë së secilit.

“Përveç mesazhit ndërgjegjësues dhe përtej tetorit rozë, bashkërisht synojmë nxitjen e një kulture të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin publik, për shëndetin e secilit, duke inkurajuar njëri-tjetrin që të mos e shtyjmë kontrollin”, ka deklaruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai ka shprehur mirënjohje për profesionistët shëndetësorë, stafin mjekësor, organizatat, institucionet dhe ndërmarrjet publike e private që janë përfshirë në përcjelljen e mesazheve vetëdijesuese te gratë.

“Shpreh mirënjohje në veçanti për të gjithë profesionistët shëndetësorë, e janë aq të shumtë, pastaj stafin mjekësor, organizatat, institucionet, ndërmarrjet publike dhe private, pra të gjithë ata të cilët në forma të ndryshme angazhohen për ta çuar këtë mesazh te sa më shumë gra”, ka thënë kryeministri.

Kurti ka theksuar se ky angazhim duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm, duke kërkuar përgjegjësi nga të gjithë, në mënyrë që gratë të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në kontrolle dhe trajtim shëndetësor.

“Angazhim i përbashkët i cili kërkon edhe vazhdimësi, por edhe përgjegjësi nga të gjithë ne. Detyra jonë është ta shkurtojmë distancën mes shqetësimit dhe kontrollit, mes diagnozës dhe trajtimit, mes gruas që kërkon ndihmë dhe institucionit që i përgjigjet asaj”, ka përfunduar shefi i qeverisë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.