KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove

Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, duke ia atribuar përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës.

Bajrami ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave, afati i të cilave ishte qershori i këtij viti.

Sipas saj, kjo ka bërë që vendi të humbasë 43.8 milionë euro nga fondet e parapara përmes Planit të Rritjes të BE-së, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka rikujtuar edhe humbjen e 613.4 milionë eurove gjatë mandatit të kaluar, për të cilat fajëson Qeverinë, duke përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“43.8 milionë euro Kosova ka humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave për të cilat afati i fundit ishte qershori i këtij viti. Mos harroni se në mandatin e kaluar Kosova ka humbur 613.4 milionë euro, sepse falë Qeverisë për 960 ditë kemi qenë nën masat ndëshkuese të BE-së”, ka shkruar Bajrami në Facebook./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.