KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit.

Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 19 m/s. Valëzim në dete të forcës 3-5 ballë. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.