KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Davies e dëshironte transferimin te Real Madridi, por lëndimet ia ndryshuan karrierën

Davies e dëshironte transferimin te Real Madridi, por lëndimet ia ndryshuan karrierën

Alphonso Davies kishte planifikuar largimin nga Bayern Munichu në vitin 2024, me Real Madridin si destinacionin e preferuar.

Sipas Tuttomercatoweb, mbrojtësi kanadez kërkonte një pagë shumë të lartë, ndërsa klubi madrilen dukej i gatshëm t'ia plotësonte kërkesat financiare. Megjithatë, transferimi nuk u realizua dhe Davies vazhdoi aventurën në Mynih.

Në dy sezonet e fundit, 26-vjeçari është përballur me probleme të shumta fizike, të cilat e kanë kufizuar ndjeshëm aktivizimin e tij. Ai regjistroi vetëm 31 paraqitje në njërin sezon dhe 13 në tjetrin.

Pavarësisht vështirësive, Davies mbetet një prej futbollistëve më cilësorë në pozitën e tij. Ai ka zhvilluar 262 ndeshje me fanellën e Bayernit në shtatë vite dhe ka kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2030. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.