Fabrikat e tekstilit në Bangladesh kanë rifilluar punën pas protestave të punëtorëve për rritjen e pagave, por tensionet në sektorin e rëndësishëm të ekonomisë vazhdojnë.
Punëtorët kërkojnë rritjen e pagës minimale mujore nga 12.500 në 30.000 taka, në përgjigje të rritjes së kostos së jetesës.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve të Veshjeve në Bangladesh (BGMEA), protestat kanë ndërprerë aktivitetin në 529 fabrika dhe kanë prekur afro një milion punëtorë.
Qeveria ka formuar një bord prej gjashtë anëtarësh për shqyrtimin e kërkesave për paga, ndërsa përfaqësuesit e industrisë paralajmërojnë për pasoja ekonomike në rast të protestave të reja.
Industria e tekstilit është shtyllë e ekonomisë së Bangladeshit, duke përbërë mbi 80 për qind të të ardhurave nga eksportet dhe duke punësuar rreth katër milionë persona./Klankosova.tv

