Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1 nëntor).
Jahiji falënderoi mërgatën, për të cilën tha se nuk kanë kursyer asgjë.
“Falënderoj mërgatën tonë të dashur e cila nuk kurseu asgjë. Zoti ua shpërbleftë. Ne do të jemi zëri juaj në vendin tuaj. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët dhe banorët e Bërvenicës pa dallim feje, kombi, e partie. Ne sot dolëm faqebardhë. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë emocion”, tha Jahiji./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

