KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike

Ministri i Jashtëm zviceran zhvillon vizitën e parë në Korenë e Veriut që nga viti 2003, ndërsa rihapet zyra diplomatike

Zvicra ka rihapur zyrtarisht zyrën e saj diplomatike në Korenë e Veriut, ndërsa Ignazio Cassis u bë ministri i parë i jashtëm zviceran që viziton vendin që nga viti 2003.

Cassis vizitoi Phenianin më 29 dhe 30 tetor, përpara se të udhëtonte drejt Seulit.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Ministria e Jashtme zvicerane bëri të ditur se vizita kishte për qëllim rivendosjen e dialogut të drejtpërdrejtë politik me Korenë e Veriut, në përpjekje për të ruajtur kontaktet me të dyja palët e gadishullit të ndarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zyra rifilloi punën më 19 tetor.

Ajo funksionon nën varësinë e ambasadës zvicerane në Pekin, e cila mbetet përgjegjëse për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore me Korenë e Veriut.

Zyra e mëparshme e Zvicrës në Phenian merrej me bashkëpunimin humanitar dhe u mbyll në vitin 2020, gjatë pandemisë COVID-19.

Të dyja vendet kanë ruajtur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1974, por konsultimet e rregullta politike u ndërprenë pas vitit 2019.

Berni deklaroi se kjo zyrë do t’i mundësojë Zvicrës të komunikojë drejtpërdrejt me autoritetet e Koresë së Veriut dhe të ndjekë zhvillimet në rajon.

Bisedimet në Phenian

Gjatë vizitës së tij, Cassis u takua me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, dhe me Jo Yong Won, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, e cila është në pushtet.

Diskutimet e tij me Choe-n u përqendruan në rivendosjen e dialogut politik, sigurinë në Gadishullin Korean, si dhe në sfidat më të gjera të sigurisë në Evropë dhe Azi.

Në një prononcim për agjencinë zvicerane të lajmeve “Keystone-ATS” të shtunën, Cassis tha se kishte ofruar ndihmën e Zvicrës për të lehtësuar dialogun me qëllim uljen e tensioneve në gadishull.

Ai u shpreh se propozimi dukej se ishte pritur mirë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, njoftoi të shtunën se të dy ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin diplomatik dhe çështjet ndërkombëtare në një “atmosferë miqësore”.

Ajo nuk dha detaje të hollësishme mbi diskutimet.

I pyetur nga “Euronews” nëse zyra mund të mbështeste një dialog më të gjerë evropian me Phenianin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme zvicerane u përgjigj se departamenti nuk kishte asgjë për të shtuar mbi deklaratën e së shtunës.

Seuli shpreson për një angazhim të ripërtërirë

Cassis udhëtoi gjithashtu drejt Seulit më 30 dhe 31 tetor, ku u takua me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Wi Sung-lac, dhe me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme, Jeong Yeon-du.

Ai e informoi Jeong-un mbi bisedimet e zhvilluara në Phenian.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Seulit, Jeong shprehu shpresën se zyra zvicerane do ta ndihmojë Korenë e Jugut të angazhohet me Korenë e Veriut.

Vizita u zhvillua në një kohë tensionesh të reja ushtarake.

Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi rreth 10 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit – sipas ushtrisë së Koresë së Jugut – vetëm një ditë pasi Seuli përsëriti thirrjen për bisedime ushtarake, me qëllim parandalimin e përplasjeve të paqëllimshme përgjatë kufirit.

Në një deklaratë të veçantë të dielën, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut bëri të ditur se, gjatë një takimi të G20-ës në Atlanta, Ministri i Jashtëm Cho Hyun kishte kërkuar mbështetje për dialogun midis dy Koreve.

Zvicra ka ndihmuar në monitorimin e armëpushimit që i dha fund luftimeve në Luftën Koreane në vitin 1953, përmes Komisionit Mbikëqyrës të Kombeve Neutrale, me seli në Panmunjom.

Cassis u takua gjithashtu me kreun e delegacionit zviceran për të diskutuar mbi situatën e sigurisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.