Ligji i Punës në Kosovë, i miratuar në vitin 2010, vazhdon të jetë në fuqi pa asnjë ndryshim që nga atëherë. Deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se rishikimi i tij është i domosdoshëm, veçanërisht për mbrojtjen e punëtorëve, lehonave dhe zbatimin e pagës minimale.
Nga PDK-ja dhe LVV-ja kanë shprehur qëndrime për nevojën e ndryshimit të ligjit, ndërsa Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon që ligji i ri të përfshijë masa më të rrepta për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurinë në vendin e punës.
Ministri Andin Hoti ka bërë të ditur se ndryshimet në Ligjin e Punës pritet të procedohen gjatë vitit 2027.
Ndiqni kronikën për detaje:
Burimi: klankosova.tv ↗

