KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë

Me ardhjen e temperaturave të ulëta, cilësia e gjumit mund të ndikohet nga kushtet në dhomën e gjumit. Studimet shkencore tregojnë se ndjenja e të ftohtit gjatë natës lidhet me gjumë më pak cilësor dhe më shumë vështirësi për të fjetur.

Një studim i publikuar në vitin 2021 në revistën shkencore Nagoya Journal of Medical Science gjeti se personat që ndienin të ftohtë në dhomën e gjumit kishin më shumë probleme me cilësinë e gjumit.

Për të fjetur më rehat gjatë netëve të ftohta, rekomandohet:

  • Mbajtja e dhomës në temperaturë të përshtatshme.

  • Përdorimi i batanijeve dhe veshjeve të rehatshme.

  • Shmangia e mbinxehjes së dhomës.

  • Ajrosja e rregullt e ambientit gjatë ditës.

  • Mbajtja e një orari të qëndrueshëm të gjumit.

Mbajtja e dhomës në temperaturë të përshtatshme.

Përdorimi i batanijeve dhe veshjeve të rehatshme.

Shmangia e mbinxehjes së dhomës.

Ajrosja e rregullt e ambientit gjatë ditës.

Mbajtja e një orari të qëndrueshëm të gjumit.

Një studim tjetër i publikuar në revistën Science of the Total Environment gjeti se cilësia e gjumit te të moshuarit ishte më e mirë kur temperatura e dhomës gjatë natës ishte 20-25°C.

Ekspertët theksojnë se rehatia termike është individuale dhe se një ambient i përshtatshëm ndihmon në përmirësimin e pushimit gjatë natës./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.