Diplomatja Mimoza Ahmetaj ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë pozicionet e shteteve të ndryshme për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe për të argumentuar vonesat në marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian.
Ajo ka theksuar se Kosova, edhe pse ka aplikuar për statusin e vendit kandidat para katër vjetësh, vazhdon të mbetet në pritje, ndërkohë që shtetet e tjera kanë shënuar përparim.
“ Kosova nga secili do të mund t’i merrte mësimet dhe ta konvertonte pozicionin e secilit shtet në favor të vetin, dhe ta argumentonte pse Kosova, e cila ka katër vjet që nga koha e aplikimit për marrjen e statusit kandidat, edhe më tutje vazhdon të mbahet peng, ndërkohë që shtetet e tjera tashmë kanë avancuar”, ka deklaruar Ahmetaj në "Info Magazine" të Klan Kosovës.
Ajo ka ngritur edhe çështjen e ndikimit të fuqive të mëdha në proceset integruese, duke theksuar se Kosova duhet t'i shfrytëzojë mundësitë diplomatike që i paraqiten.
“A duhet patjetër ta kemi edhe ne Rusinë apo një fuqi të tretë në mënyrë që neve të na përshpejtohet procedura? Domethënë, ka momente dhe mundësi nga të cilat do të përfitonim”, është shprehur Ahmetaj.
Ndiqni deklaratën e plotë:

